Loredana hedh pas krahëve të shkuarën, bën publike lidhjen e re

Loredana hedh pas krahëve të shkuarën, bën publike lidhjen e re

Loredana ka qënë një ndër personat më të komentuar kohët e fundit, si fillim për lidhjen me Mozzik, më pas për suksesin e saj në muzikë dhe pas një peiudhe të shkurtë për  ndarjen nga reperi.





Mozzik ka lënë të nënkuptohet që fajin për ndarjen e tyre e ka Loredana, dhe sipas tij reperja thjesht po viktimizohet.

Loredana deri tani nuk i ka kthyer një përgjigje drejtpërdrejt Mozzikut dhe mesa duket historinë me të e ka lënë në të shkuarën.

Reperja ka vendosur të bëjë publike lidhjen e saj të re, duke publikuar në `Instastory´  dy foto ku shihet duke mbajtur dorën e një mashkulli, në njërën nga fotot vihet re dhe një unazë në gishtin e reperes.

Në foto ajo ka treguar se ndodhet në qytetin e të dashuruarve, Paris dhe shoqërohet nga ky mashkull që nuk e dimë kur do e zbulojë!

Rikujtomë se, pak kohë më parë u përfol për një lidhje të Loredanës me reperin gjerman, Bonez Mc. Dyshja është parë bashkë në një makinë luksoze. Dyshimet u shtuan dhe më shumë, pas disa postimeve në `Instagram´ të Loredanës, të cialt ishin të njëjta me ato të reperit të njohur gjerman. Loredana shfaqet e veshur me tuta sportive në ngjyrë të bardhë dhe kapele të kuqe me të cilën fsheh fytyrën, në një automjet super luksoz. Në sfond dëgjohet muzika e Rihanna-s, e njëjta që dëgjohet edhe në story-t e Bonez, ku pak më tutje shfaqet edhe një xhup në ngjyrë të kuqe që i përket reperes.

dana-552x1024

TAGS