Loredana ia dedikon këtij personi të gjitha sukseset

Loredana ia dedikon këtij personi të gjitha sukseset
17:16 | 22 Tetor 2019

Loredana ka treguar se kujt ia dedikon gjitha sukseset e saj.

Loredana Zefi është shumë aktive në rrjete sociale, në të cilat sjell imazhe nga përditshmëria e saj, shkruan lajmi.net.

Nuk janë të pakta fotografitë që reperja ia publikon vajzës së saj Hanës, të cilës tashmë ia dedikon çdo sukses.

Loredana ka publikuar një fotografi, në të cilën u shfaq me vajzën në krah dhe një pllakë që ka marrë për njërin nga projektet e saj.

“Nga rruga, Hana nuk ka plan për 1! Gjithçka vetëm për ty Hana!”, ka shkruar ajo sipër imazhit të ëmbël.

Për ndryshe, Loredana së fundi i ka dhënë fund lidhjes me reperin Mozzik. /Lajmi.net/

TAGS