Loriana i afrohet medaljes, fiton dhe kalon në gjysmëfinale

Loriana i afrohet medaljes, fiton dhe kalon në gjysmëfinale
11:59 | 26 Tetor 2019

Loriana Kuka ka siguruar gjysmëfinalen në Grand Slamin e Abu Dhabit.

Xhudistja jonë në kategorinë deri në 78 kilogramë ka mposhtur xhudistin nga Britania e Madhe, Natalie Powell, me ippon.

Kjo ishte fitorja e tretë në këtë garë për Kukan.

Me këtë triumf, Loriana është shumë afër finales, dhe i nevojitet vetëm edhe një fitore.

Në gjysmëfinale, Loriana do të takohet me fituesen e sfidës mes holandezes Steenhuis dhe sllovenes Apotekar./Lajmi.net/

TAGS