Loriana Kuka e nis me fitore, prek çerekfinalen në Lojërat Evropiane të Minskut

11:02 | 24 Qershor 2019

Loriana Kuka e nis me fitore, prek çerekfinalen në Lojërat Evropiane të Minskut

Xhudistja kosovare, Loriana Kuka, e ka nisur për mrekulli rrugëtimin e saj drejt medaljes së artë në Lojërat Evropiane Minsk 2019.

Kuka në këto gara garon në kategorinë deri në 78 kilogramë, dhe e ka nisur për mrekulli rrugëtimin, shkruan lajmi.net.

Meqë raundin e parë e kaloi pa kundërshtare, Kuka në raundin e dytë/duelin e parë u përball me britaniken Katie – Jemima Yeats – Brown.

Kosovarja arriti që me sukses ta kalonte këtë pengesë, duke fituar në ‘Golden Score’ dhe tani ka kaluar në fazën çerekfinale, ku shpresojmë të mbaj ritmin e njëjtë.

Në këtë fazë, Loriana do të ketë përballë garuesën nga Holanda, Guusje Steenhuis. /Lajmi.net/

TAGS