Lorik Cana rrëfen tri momentet më prekëse në jetë

Lorik Cana rrëfen tri momentet më prekëse në jetë

Lorik Cana ka treguar se cilat ishin tri rastet kur ka qarë.

Lorik Cana ka rrëfyer tri momentet që e bënë të qajë, shkruan lajmi.net.

Ish-kapiteni i kombëtares, Lorik Cana ka qenë së fundi i ftuar në një intervistë për “Në Kurthin e Piter Pan”.

Ai iu përgjigj pyetjeve të fëmijëve që janë pjesë e këtij kasti, ndër pyetjet që iu bënë atij ishte edhe ajo se në cilin moment ai kishte qarë.

“Kam qarë kur ka ardhur në jetë djali im, kur Shqipëria është kualifikuar në Kampionatin Evropian dhe kur gjyshi im është ndarë nga jeta”, tha Cana.

Loriku shtoi se me gjyshin ishte shumë i lidhur, andaj ndarja e tij nga jeta e kishte mërzitur shumë. /Lajmi.net/

TAGS