LSDM: A ka plan Mickoski për të ardhmen evropiane të Maqedonisë

“Hajde Mickoski, nëse nuk ke plan për bojkot përkrahe planin për hyrjen e Maqedonisë në NATO dhe në BE”, citohet në kumtesën e sotme të LSDM-së në të cilën parashtrohet pyetja: nëse  Mickoski nuk ka plan për bojkot, a ka ndonjë plan për të ardhmen evropiane në Maqedoni?.
“Maqedonia tani merr frymë lirshëm dhe ka një plan, plan strategjik për hyrje në NATO dhe në BE, për të ardhme të sigurt dhe stabile”, njoftojnë  nga LSDM-ja duke shtuar se besojnë se edhe VMRO-DPMNE-ja e ka të njëjtin plan.
LSDM-ja  i bënë thirrje Mickoskit ta përkrahë planin për hyrjen e Maqedonisë në NATO dhe BE me identitet të pranuar maqedonas, duke iu bashkangjitur siç citohet në kumtesë, shumicës së qytetarëve  të cilët dëshirojnë që Maqedonia të ketë sukses, të ketë përparim.
” 30 shtatori nuk është ditë për zgjedhje, nuk është ditë  për beteja midis partive, nuk është ditë për beteja me Mickoskin. 30 shtatori është ditë e madhe për vendim të madh për të gjithë qytetarët. Vendim për të ardhmen e Maqedonisë”, citohet në njoftimin e LSDM-së.

[embedded content]

TAGS