Lidhur me deklaratat e Ismajllovskës dhe Rangellovës kanë reaguar edhe nga LSDM. Nga kjo parti theksojnë se deklaratat e deputeteve të VMRO-së konfirmojnë hipokrizinë dhe patriotizmin e rremë të Mickoskit. Partia në pushtet thotë se u konfirmua se e vetmja ofertë e Mickoskit dhe VMRO-së është hipokrizia, patriotizmi i rremë dhe veprimi kundër interesave të shtetit dhe qytetarëve.
“Deklarata e deputetes Nola Ismajloska se kushti për të qenë në listën e deputetëve ishte të mbështesin ndryshim të emrit konfirmon qasjen jo të sinqertë të VMRO-DPMNE-së. Deklarata e deputetes Daniella Rangelova se asaj i është thënë që ajo mund të votojë në referendum dhe më pas të etiketohet si një tradhtare është dëshmi e sjelljes anti-shtetërore të VMRO-së. Deklarata të tilla nga deputetët e VMRO-DPMNE konfirmojnë hipokrizinë dhe patriotizmin e rremë të Hristian Mickoskit”-tha Stefan Vasev-LSDM.