Ndryshimet e Ligjit për shërbim në Armatë të miratuara në propozim të Qeverisë të udhëhequr nga LSDM sigurojnë armatë më të mirë, kushte më të mira për punë në armatë dhe ndërtim të kuadrove sipas standarteve të NATO-s.
Me ndryshimet ligjore të punësuarit në Armatë do të marrin shtesë mujore në vlerë prej 7.000 denarë për zgjidhjen e çështjes banesore, bursa për kuadrot deficitare, mundësi për personel mjekësor-ushtarak të punojë në shëndetësinë civile shtetërore, paga më të larta për të gjithë personat civil në Armatë.
Ndryshimet japin mundësi për shkuarje të hershme në pension në vlerë prej 80 për qind nga dhjetë vitet më të mira, si dhe pagesa më të larta për shkurtim nga puna gjatë pensionimit.
Ky ligj e rregullon edhe çështjen e ushtarëve të cilët mbushin 45 vjet, të cilëve u jepet siguri shtesë se nuk do të mbesin në rrugë, as nuk do të transferohen në ndonjë institucion pa pyetje.
Ndryshimet e ligjit mundësojnë Armata të jetë krenaria jonë, e vlerësuar, e respektuar dhe e barabartë si armatë në 30 vendet anëtare të NATO-s.
LSDM deri në fund i realizon reformat strategjike të cilat janë pjesë e procesit për anëtarësim të Republikës të Maqedonisë së Veriut në NATO.
Në rrugë të drejtë jemi!
LSDM, Qendra për komunikime me opinionin