LSDM: Ivanovi ta publikojë videon me Zaevin pas ngjarjeve të Kumanovës

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev, nuk mund të jetë mbulesë për përpjekjen e shoqatës së krimit të Nikolla Gruevski për të shpëtuar lëkurën e tij në bazë të vendimeve antikushtetuese, reagon LSDM-ja.

“Lideri i LSDM-së, i pari, publikisht ka refuzuar faljen dhe kërkoi heqjen e vendimeve të turpshme. Kryetari Zaev sot kërkon që Ivanovit menjëherë të tërhiq vendimin e faljes. Ivanov të publikojë videon nga takimi i Këshillit të sigurimit të mbajtur më 10 maj, menjëherë pas ngjarjeve të Kumanovës. Kjo është edhe një tjetër dëshmi e gënjeshtrat të Ivanovit. Bisedë tjetër Zoran Zaev me Ivanovin nuk ka pasur”, thuhet në reagimin e LSDM-së pas deklaratës së Ivanovit në të cilën ai tha se Zaev ka kërkuar siguri që nuk do të arrestohet për të negociuar në takimet e liderëve, transmeton TetovaSot.

LSDM-ja ka ngritur procedurë për llogaridhënie dhe shkarkimin e Gjorgjie Ivanovit nga pozita nga e cila, siç thonë ata, me zgjedhje kriminale e vendosi Nikolla Gruevski.