LSDM nuk pranon të ketë takim liderësh për çështjet kontestuese me Bullgarinë. Reagimi i Socialdemokratëve erdhi një ditë pasi kreu i opozitës maqedonase të VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoski iu bëri thirrje për t’u ulur në tryezë liderët e partive për të unifikuar qëndrimet kundrejt mosmarrëveshjeve me fqinjin lindor. Zëdhënësja e LSDM-së Bogdanka Kuzeska tregoi qëndrimin e partisë se çështjet e hapura me Bullgarinë duhet të shqyrtohen vetëm në nivel të komisioneve ndërshtetërore, të cilat edhe janë duke funksionuar aktualisht.
“Sa i përket marrëveshjes me Bullgarinë, Hristijan Mickoski nuk do marrëveshje këtë e ka dëshmuar dhe pikërisht për këtë çështje ai nuk ka qëndrim konkret përveçse ka demonstruar sjelljen e tij destruktive në periudhën që lamë pas. Me fqinjin tonë Bullgarinë kemi marrëveshje për bashkëpunim dhe fqinjësi të mirë, e cila është nënshkruar edhe në gjuhën maqedonase. Prandaj presim që në frymën e kësaj ujdie të vazhdojmë bashkërisht të ndërtojmë raportet me Bullgarinë, ndërsa për temat që dalin nga kjo marrëveshje, shprehim vullnetin që t’i zgjidhim përmes komisioneve përgjegjëse, të cilat gjatë kësaj periudhe janë krijuar për të gjitha çështjet e hapura me Bullgarinë” tha Bogdanka Kuzeska, Zëdhënëse e LSDM-së.
Data 24.04.2024
Aktuale
- Ndërpritet votimi në një vendvotim në Maqedoninë e V., dyshohet për keqpërdorime
- 61-vjeçari nga Shkupi raporton në polici se mbesa e tij e mitur ishte përdhunuar nga një person
- Santiana e tepron me fotoshop, ndjekësit ia nxjerrin në pah dallimin
- KSHZ: 35.89 % votuan deri në ora 15:00
- Mbyllet vendvotimi 1075 në Gjimnazin e Kumanovës, shkaku i problemeve teknike
- Arrestohet deputeti i pavarur grek, Konstantinos Floros
- Dalja në votime deri në orën 15 është 35,9%, për 7% më shumë se në vitin 2019
- Kryetarët e komunave në Maqedoni kanë shumë pak kompetenca