Kryesia qendrore ka autorizuar kryesinë ekzekutive të partisë për të marrë vendimin final nëse duhet ose jo të organizohen zgjedhje të parakohshme parlamëntare bashkë me ato presidencialet. Zaev nuk erdhi në mbledhjen e sotme të kryesisë por do të thirrë mbledhje tjetër gjatë ditëve të ardhshme. Vendimi final për zgjedhje të parakohshme pritet të merret gjatë javës që vjen. Partia e Zaevit në mbledhjen e sontme vendosi të fillojë procdurat për zgjedhje presidenciale. Kandidati do të bëhet publik në kongresin e partisë më 3 mars.
ALSAT
The post LSDM-ja, pa vendim për zgjedhje të parakohshme parlamentare appeared first on ALSAT-M.