LSDM: Kot e ka Mijallkov dhe Gruevski, mburojën e kryetarit Ivanov e ndjek gjyqësori i popullit

Sasho Mijallkov, si dhe kushëriri i tij Nikolla Gruevski, nuk mund të mbrohen pas kabinës së kryetarit Ivanov, ka reaguar LSDM-ja.

“Nën çatinë e kalbur të frikësuar, të vetmuar, çifti kushërijësh Mijallkov dhe Gruevski. Mijallkov Nën dirigjencën e të cilit është përgjuar gjysma e Maqedonisë, do të përgjigjen para qytetarëve. Njerëzit janë çuar në këmbë, fishkëlluesit e Maqedonisë së zgjuar po shënojnë fundin e bandës krminale. Populli kthen institucionet në duart e saj, ai do të gjykoj ekipin e të pandehurve të krimit Gruevski – Mijallkov – Ivanov. Drejtësia nuk është më te kryetari Ivanov, drejtësia është tashmë në mesin e qytetarëve. Kaloi qeveria e korruptuar e drejtuar nga kushërinjtë Mijallkov-Gruevski, e cila 10 vjet ka sunduar në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Vjen liria dhe Maqedonia demokratike”, porosit opozita.