Nga Lidhja Social Demokrate sot reaguan duke thënë se shpikja e kërkesave të reja nga ana e Hristijan Mickoskit, si ajo për Prokuror publik, është edhe një tentativë për kërkesë të amnistisë për kriminelët e Nikolla Gruevskit.
Në një periudhë kyçe për të ardhmen e shtetit, siç njofton LSDM, Mickoski edhe një herë tregon se për të nuk janë të rëndësishëm as qytetarët, as shteti, por vetëm amnistia e Nikolla Gruevskit.
“Mickovski dëshiron që ta rrezikojë të ardhmen e Maqedonisë me procedura që janë kundër integrimit të Maqedonisë në BE dhe NATO. Ata janë nën kontroll të Gruevskit”.
Gjithashtu sipas LSDM-së, Mickoski, Ivanov dhe Gruevski duhet të dinë se nuk ka amnisti për askënd. Secili që vepron ilegalisht do të duhet të përballet me përgjegjësi.
[embedded content]