Të paktën 5 fakte nga Samiti i EPP-së në Zagreb e konfirmojnë debaklin e patriotizmit të rrejshëm dhe hipokrizinë e Hristijan Mickoskit.
- Përderisa në vend Mickoski thotë se nuk e njeh emrin kushtetutues të shteti, nuk ka problem VMRO-DPMNE-jae tij në Partinë Popullore Evropiane të jetë përfaqësuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
- Në Rezolutën nga samiti i Zagrebit të EPP-së, konstatohet se BE-ja me mosmbajtjen e vendimit për fillimin e negociatave, ka bërë gabim historik, gjeostrategjik – që është edhe një shuplakë e nxehtë për Mickoskin.
- Mickoski e pranoi Marrëveshjen me Bullgarinë fqinje në takim me kryeministrin Borisov “pa dilema”.
- Sinonim për lajm të rremë dhe patriot të rremë është vetë Kristijan Mickoski, çiraku i Nikolla Gruevskit nga Budapesti.
- Për debaklin dhe humbjen e patriotizmit të tij të rrejshëm, Mickoski fajin ta kërkojë tek vetja.
Kjo nuk e mbulon asnjë kumtesë të zbehtë, asnjë konferencë të zbrazët për shtyp nga kështjella e çmuar.
Mickoski të dalë dhe të tregojë kë ka gënjyer, opinioni i vendit se Marrëveshja me Bullgarinë është shembull kapitullator ose kryeministri bullgar Borisov kujt i tha se e mbështet Marrëveshjen?
Qendra për komunikime me opinionin e LSDM-së