20 Mars 2019 / 13:14
Kandidatja e Hristijan Mickovskit, Gordana Siljanovska, është e njëjtë me Gjorgje Ivanovin, thonë nga partia në qeveri LSDM përmes një kumtese.
“Siljanovska, njëjtë sikur Ivanov, mbron kriminelët, nuk e dënon dhunon, vepron vetëm sipas urdhrave partiake të Mickovskit, promovon kundër përparim politik, kundër BE-së dhe NATO-s, njëjtë sikur Ivanov, Siljanovska prezantohet si kandidat mbipartiak, ndërsa qytetarët e dinë, Siljanovksa është kandidate e Mickovskit dhe e VMRO-DPMNE-së. Shembulli i fundit është me banesat e djalit të Ivanovit. Siljanovska komenton gjithçka, mirëpo qëndrimet e djalit të Ivanovit po i heshtë. Njëjtë sikur po heshtë për politikat destruktive të VMRO-DPMNE-së që asnjëherë nuk i gjykoi”, thonë nga LSDM në Kumtesë.
Loading…