LSDM: VMRO-DPMNE është parti e papërgjegjshme dhe se Mickoski dhe Çulev po sillen në mënyrë destruktive gjatë pandemisë

LSDM: VMRO-DPMNE është parti e papërgjegjshme dhe se Mickoski dhe Çulev po sillen në mënyrë destruktive gjatë pandemisë

LSDM përmes një komunikate me shkrim theksoi se VMRO-DPMNE është parti e papërgjegjshme, duke shtuar se lideri i tyre Hristijan Mickoski dhe ministri i tyre teknik, Naqe Çulev po sillen në mënyrë destruktive gjatë gjithë kohës së pandemisë, njëjtë sikur kanë vepruar në 2,5 vitet e kaluara.

“Përderisa ministri Venko Filipçe i mobilizoi institucionet shëndetësor që në mënyrë të suksesshme menaxhojnë me koronaviriusin, kuadrot e VMRO-DPMNE-së bëjnë politikë, shpërndajnë panik dhe krijojnë lajme të rreme. E ka të qartë Mickoski se qytetarët do ta dënojnë në zgjedhje sjelljen e tij johumane dhe të papërgjegjshme gjatë krizës shëndetësore”, theksojnë nga LSDM.

Sipas tyre, personalisht Mickoski ka gënjyer opinionin duke thënë se shëndetësia nuk ka testime dhe me qindra mijëra punëtorë kanë mbetur pa punë ndërsa ai gjatë gjithë kohës nuk respektonte masat dhe shkonte në palestër gjatë ndalesës.

Çulev, sipas LSDM-së, gjithë mandatin ishte në mbrojtje të krimit të shefit të Mickoskit dhe me veprimet e tij të mosdënimit të qytetarëve të papërgjegjshëm rrezikoi shëndetin e qytetarëve.

“Policia nuk i dënon personat që nuk respektojnë vetizolimin, nuk i dënon ata në liturgjinë në Strugë, tifozët para kishës ‘Sveti Spas’, pjesëmarrësit e valles në Çair, qytetarë nuk mbajnë maska dhe nuk respektojnë largësinë trupore”, shprehen nga LSDM.

Ata thonë se zgjedhjet nuk duhet të jenë problem dhe se janë zgjidhje për sjelljen joserioze të Mickoskit dhe Çulev.