Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (SSM) njoftuan se kanë pranuar një sërë ankesash që tregojnë se disa nga ndërmarrjet që janë përfituese të ndihmës financiare nga shteti për pagimin e pagës në lartësi prej 14.500.00 denarë, duke keqpërdorur Ligjin për marrëdhëniet e punës, u paguajnë punonjësve të tyre shumë më të vogël të pagave sesa ato që i kanë marrë si ndihmë.
“Për këto arsye, LSM u drejtua në Drejtorinë e të Ardhurave Publike për informacione, cilat ndërmarrje, përfitues të ndihmës financiare, kanë paguar pagë më të ulët se 14.500.00 për punëtorët. Gjithashtu, LSM iu drejtua Inspektoratit Shtetëror të Punës për ndërmarrjen e të gjitha masave të përkatëse”, theksuan nga Sindikata.
LSM theksoi që do t’i ndërmarrë përsipër të gjitha instrumentet juridikë të disponueshëm, të gjitha në mënyrë që të parandalojë keqpërdorimin e të drejtave të marrëdhënieve të punës dhe t’u sigurojë punëtorëve më të prekur kushte themelore të ekzistencës deri te tejkalimi përfundimtar i krizës.
Përkatësisht, gjatë muajve prill dhe maj, nga ana e Qeverisë të RMV u miratuan disa dekrete me fuqi ligjore për ndihmë financiare të punëdhënësve të prekur nga kriza shëndetësore dhe ekonomike e shkaktuar nga koronavirus Kovid-19, për pagimin e pagave për muajt prill dhe maj. 2020.