Luana Vjollca gati për dasmën me Krenar Çoçajn

Luana Vjollca gati për dasmën me Krenar Çoçajn
Tash esht Koha

Pas njohjes së familjeve dhe raportit të rregulluar me Getoarin, dyshja merr hapin e radhës – Çifti  bashkëjetesë mes Tiranës dhe Prishtinës





Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj janë në një lidhje dashurie prej 6 vitesh. Ndër gjithë këto vite çifti është munduar ta mbajë private këtë histori, duke zgjedhur ta shijojnë mes Tiranës dhe Prishtinës, por edhe jashtë Shqipërisë. Kanë qenë fotot paparacët ato që kanë zbuluar këtë lidhje deri para disa vitesh. Vetë moderatorja gjithnjë ka thënë në media se jetën private preferon ta mbajë për vete. Por kjo deri në dhjetor të këtij viti, kur gjatë emision “Shiko kush luan”, ku duke folur për martesën, ajo u shpreh “Deri vitin tjetër…”, duke lënë të kuptohej se do të martohej vjet. Ditët e fundit janë shtuar dyshimet, pasi në një status, ku, në fakt, i dedikohej emisionit të ri “Take me out Albania”, moderatorja paralajmëroi tërthorazi edhe dasmën e saj. Çifti mesa duket ka kaluar lidhjen e tyre në një stad tjetër.

Tashmë që familjet e njëri-tjetrit njihen Luana dhe Krenari janë gati të celebrojnë dashurinë e tyre në një ceremoni madhështore. Kujtojmë se një marrëdhënie të mirë Krenari ka dhe me Getoarin, ku ky i fundit jo rrallëherë ka postuar dhe foto në rrjetet sociale. Për pajtimin mes tyre kanë kontribuar partneret, motrat Marina e Luana Vjollca. Vite më parë u shkrua për Getoarin dhe Krenar Çoçajn dhe sherrit që ata kishin, çështje e cila përfundoi edhe në gjykatë. Sa për ngjarjen, kujtojmë se bëhet fjalë për konfliktin kur Krenari goditi vite më parë Ledri Vulën (pasi ishte lidhur me ish-të dashurën e tij, Dafina Zeqirin). Ledri ndodhej në makinë me Getoarin, të cilit i duhej të dëshmonte në Gjykatë për sulmin e Krenarit ndaj Ledrit, për arsye xhelozie. Por lidhja me motrat Vjollca duket se ka bërë që këtë ngjarje ta hedhin pas krahëve, e t’ia lënë së shkuarës dhe ta nisin marrëdhënien e tyre nga e para, kësaj here si baxhanakë. Raportin e përmirësuar që ata sot kanë, e kanë dëshmuar edhe në rrjetet sociale, ku kanë nisur të shkëmbejnë batuta me njëri-tjetrin, që vetëm ata i kuptojnë.  Duket se të katërt ka një marrëdhënie aq të mirë sa edhe pushimet i kalojnë së bashku. Mbetet për t’u parë nëse Luana do të zgjedh të mbajë një dasmë publike, apo do të preferojë që të mbajë gjithçka një sekret, si është përpjekur të mbajë deri më tani lidhjen. Pas martesës nuk dihet nëse dyshja do të zgjedhë të jetojë në Prishtinë apo në Tiranë. Megjithatë për Luanën është vështirë të thuhet se do të lërë suksesin e Tiranës për të nisur karrierën në Prishtinë.

Tash esht Koha
TAGS