Luana Vjollca vjen me një emision të ri?
18:59 | 19 Gusht 2019
18:59 | 19 Gusht 2019
Luana Vjollca ka paralajmëruar diçka speciale për fansat e saj.
Luana Vjollca nuk ka të ndalur si në muzikë ashtu edhe në emisione televizive, moderatorja sapo konfirmoi se shumë shpejt vjen me diçka të veçantë, shkruan lajmi.net.
Moderatorja/këngëtarja në postimin e ndarë në Instagram shihet nën kujdesin e disa grimerëve duke u bërë gati për xhirime dhe si mbishkrim la “Duke u bërë gati për diçka speciale”.
Luana nuk ka cekur nëse është duke përgatitur projekt muzikor apo do kthehet në ekranet televizive me një tjetër emision argëtues. /Lajmi.net/