Lufta e Sirisë: OKB-ja paralajmëron për eskalim të situatës

Lufta e Sirisë: OKB-ja paralajmëron për eskalim të situatës

OKB-ja ka bërë thirrje për një eskalim urgjent në Sirinë veriperëndimore, pasi luftimet midis forcave të qeverisë dhe opozitës thuhet se kanë lënë dhjetëra civilë të vdekur ose të plagosur.

Sekretari i Përgjithshëm António Guterres u kërkoi të gjitha partive që të rifillojnë një armëpushim që mbulon pjesët e mbajtura nga opozita të krahinave Idlib, Aleppo dhe Hama.

Aktivistët thanë se 43 luftëtarë dhe pesë civilë u vranë vetëm të hënën.

Dy struktura mjekësore gjithashtu thuhet se u dëmtuan nga sulmet ajrore.

Idilbi, Hama dhe Alepi, përbëjnë fortesën e fundit të opozitës që mbeti në Siri pas tetë vjetësh të luftës civile.

Rajoni ishte në armëpushim i ndërmjetësuar në shtator nga Rusia, e cila mbështet presidentin Bashar al-Assad dhe Turqinë. /kk