‘Lufta’ ka mbaruar, Brad dhe Angelina marrin një vendim rreth kujdestarisë së fëmijëve

‘Lufta’ ka mbaruar, Brad dhe Angelina marrin një vendim rreth kujdestarisë së fëmijëve
Tash esht Koha

‘Lufta’ ka mbaruar, Brad dhe Angelina marrin një vendim rreth kujdestarisë së fëmijëve

Gjërat më në fund po qetësohen.

Kanë kaluar katër muaj që kur Brad Pitt dhe Angelina Jolie gjetën një mënyrë përfundimisht duke arritur një marrëveshje lidhur me kujdestarinë e gjashtë fëmijëve të tyre, shkruan e online transmeton lajmi.net.

Jolie kishte hedhur kërkesën e saj të mëparshme për mbajtjen e fëmijëve, dhe për këtë ishin në mosmarrëveshje një kohë të gjatë.

Pitt, nga ana tjetër, nuk ishte aq i kënaqur. “Ndërkohë që është bërë përparim, kjo nuk është një situatë ideale për Bradin”, na tha një burim i dytë në atë kohë. “Ka një marrëveshje në vend por nuk është një marrëveshje e përhershme, dhe ka një rrugë të gjatë përpara”.

“Brad është duke shpresuar se më e keqja është prapa tyre dhe se ata mund të lëvizin nga e kaluara. Ai e di se në afat të gjatë fëmijët janë më mirë me të dy nënën dhe babanë e tyre”, tha burimi. “Ai tani mund të ecë përpara dhe të përpiqet të jetë një ndikim i qëndrueshëm dhe i vazhdueshëm pozitiv në jetën e tyre”.

Plani i kujdestarisë mbetet vetëm një marrëveshje e përkohshme deri sa ish-bashkëshortët zyrtarisht të divorcohen. /Lajmi.net/

Tash esht Koha
TAGS