Lukaku shënon katër gola në debutimin me Inter

Lukaku shënon katër gola në debutimin me Inter
15:44 | 11 Gusht 2019

Lojtari më i ri i Inter, Romelu Lukaku, ka shkëlqyer në debutimin e tij me skuadrën ‘Zi kaltër’.

Lukaku ka debutuar me katër gola në debutimin e tij, në fitoren 8:0 kundër Virtus Bergamo, përcjell lajmi.net.

Belgua ka kompletuar transferimin e tij të shumëpritur gjatë së enjtes dhe sot ka debutuar duke shkëlqyer me katër gola.

Lojtari ka luajtur me numrin 9 në fanellë, duke treguar impakt të madh kundër skuadrës nga Serie D.

Mbetet të shihet nëse Lukaku do të konkretizojë edhe në ndeshjet që Inter luan me skuadrat e nivelit më të lartë. /Lajmi.net/

TAGS