Lutje e fuqishme e kirurgut Jetmir Ziberi: Objektivi ynë, të largojmë Ali Ahmetin nga politika, sepse gjithë rininë shqiptare e detyroi të ikë në Evropë

Lutje e fuqishme e kirurgut Jetmir Ziberi: Objektivi ynë, të largojmë Ali Ahmetin nga politika, sepse gjithë rininë shqiptare e detyroi të ikë në Evropë

Kirurgu i njohur shqiptar nga Maqedonia, d-r Jetmir Ziberi bënë apel që ditën e mërkur, shqiptarët të votojnë masovikisht kandidatët për deputet nga rradhët e Aleancës për Shqiptarët të drejtuar nga kryetari, Ziadin Sela.

Sipas kirurgut Ziberi, shqiptarët kanë shumë arsye se pse duhet të votohet opozita shqiptare, e jo BDI e cila plot 20 vite zhgënjeu besimin e dhënë nga populli shqiptar.

“BDI e shkaktoi dëmin më të madh tek shqiptarët si aspekt kombëtar, ashtu edhe në atë ekonomik. Për 20 vite Tetova dhe Gostivari në vend se të bëhen qytete-metropol, këta qytete u shkatrruan në cdo aspekt. Spitalet u shkatrruan me keqmenaxhim dhe nuk u investua në kuadër dhe pajisje. Pacientët, shpëtimin e vetëm edhe për diagnozat më të lehta e shohin në Shkup apo larg Maqedonisë.Universiteti dhe shkollat u partizuan me aktivist partiak. Biznismenëve shqiptar nuk ju dha mundësia që të investojnë, por ata ishin të penguar nga politika. Rinia, studentët e mirë nuk mund të gjenin punë pas mbarimit të studimeve, prandaj masovikisht nisin të ikin në Evropë.

Sot po ti vizitoni vendbanimet e Tetovës dhe Gostivarit, për fat të keq mund të gjeni më shumë pensionist shqiptar, sesa të rinjë, për shkak se BDI nuk ju mundësoi asgjë që të rinjët të punësohen, të kenë perspektivë, të hapin biznese në vendbanimet e tyre. Qindra familje shqiptar të dëshpruar morrën kuferat dhe ikën në mërgim, në Gjermani dhe kudo që mendonin se mund të gjejnë një punë. Këtë e bënë se nuk kishin zgjidhje tjetër, sepse ky shtetë u bë peng plotë 18 vite i BDI-së, që padrejtësisht ti përfaqëson shqiptarët në institucionet shtetërore ku shqiptarët ende në libra të historisë dhe enciklopedi quhen FISE Të EGRA që kanë prejardhje maqedonase”, ka deklaruar Ziberi duke shtuar se Aleanca për Shqiptarët duhet të votohet për shkak kandidatët e këtij koalicioni nuk kanë hipoteka ndaj askujt, por janë faqebardhë.

“Kryetari Sela ishte viktima e vetme në Parlament, vetëm pse haptazi mbronte intresin kombëtar shqiptar dhe kundërshtonte politikat e gabuara të BDI-së dhe ato nacionaliste maqedonase. ASH-ja si parti serioze e dëshmoi vetën se nuk është për kolltuk, andaj kjo parti edhe braktisi qeverinë duke dalur faqebardhë, e jo të qëndroj vetëm si dekor.

ASH-ja si parti me deputetët e vet, i siguroi Maqedonisë një qeveri të re demokratike për antarsim në NATO. ASH-ja vetëm për disa muaj në Qeveri ishte parti këmbëngulëse që shqiptarët të kenë pushtet ne vendimarrje, e jo vetëm dekor. Ajo u dëshmua kudo, edhe në Ministrinë e Shendëtësisë ku z.ArbenTaravari, vetëm për disa muaj, emëroi drejtor shqiptar në shumë klinika shtetërore në Shkup, instaloi dygjuhësinë në kompleksin universitar Nëna Terezë në Shkup, ndërsa bëri shumë reforma në dobi të pacientëve”, ka deklaruar mes tjerash kirurgu Ziberi.

Ndryshe, Jetmir Ziberi është një kirurg fëmijësh me eksperiencë të madhe, më shumë se 10 vite në Klinikën për kirurgji të fëmijëve në Spitalin Shtetëror ë Shkup.

Ai gëzon një respekt të madh në mesin e mijëra familjeve në Maqedoni, të cilët fëmijët e tyre ia kanë besuar për operim, kirurgut Ziberi i cili me profesionalizmin dhe ngrohtësin më të madhe e ka bërë punën e vet të mjekut, andaj edhe apelon kësaj rradhe ju lutem shumë shqiptar, mos bëni gabimin që të votoni BDI-në.