Madonna e ka realizuar albumin ‘Madame X’ për shkak të depresionit

Madonna e ka realizuar albumin ‘Madame X’ për shkak të depresionit

Madonna ka treguar se albumin ‘Madame X’ e ka realizuar për shkak se ishte në depresion.

Këngëtarja Madonna mund të jetë një ndër emrat më të komentuar e ndoshta edhe më të pëlqyer mirëpo edhe ajo i ka ditët e saj të këqija dhe pushtohet nga vetmia, transmeton lajmi.net.

Gjatë një interviste të fundit ajo ka deklaruar se albumin ‘Madame X’ e ka realizuar si shkak i depresionit.

“Nuk shkova në Lisbonë për muzikë, ishte gjëja e fundit që mendoja. Shoqërova tim bir, i cili dëshiron të bëhet futbollist profesionist dhe kështu që u bëra një “mama futbolli”, gjëja e fundit që do të prisnit prej meje”, tha këngëtarja gjatë një interviste.

“Mendoja se do të ishte argëtuese dhe një lloj aventure, por nuk bëra gjë tjetër veçse shoqëroja fëmijët në shkollë dhe tim bir në stërvitje. Isha në një gjendje depresioni. Mendova se do të takoja njerëz dhe do të bëja shoqëri e miq, por nuk ndodhi kështu”, ka shtuar tutje Madonna./Lajmi.net/

TAGS