Madonna i del në mbrojtje Miley Cyrusit

Madonna i del në mbrojtje Miley Cyrusit
17:27 | 24 Gusht 2019

Çështja Miley-Liam është ende në qendër të vëmendjes tek mediat rozë.

Miley Cyrus para disa javëve i kishte dhënë fund lidhjes bashkëshortore me Liam Hemsworth ende pa u mbushur një vit nga martesa e çiftit, shkruan lajmi.net.

Dhe të gjithë filluan të fajësojnë këngëtaren për ndarjen e tyre, duke theksuar se artistja e kishte tradhtuar Liamin. Por të gjitha këto akuza Miley ka refuzuar t’i pranoj si të vërteta.

Nga ana tjetër  Madonna është hedhur menjëherë në mbrojtje të Cyrus. “Falë Zotit! Ti je njerëzore! Një grua e cila ka jetuar. Nuk ke nevojë të kërkosh falje!!” -shkroi në Twitter ikona e muzikës pop. /Lajmi.net/

TAGS