Mafia shqiptare pastroi 1.5 miliardë euro në Serbi

Mafia shqiptare ka shtrirë aktivitetin e saj edhe në rajon. Mediet serbe raportojnë se në 10 vitet e fundit familjet mafioze shqiptare kanë pastruar në Serbi plot 1.5 miliardë euro. Në një shkrim të tabloidit Kurir thuhet se pjesa më e madhe e këtyre parave është investuar në tregun pasurive të paluajtshme.

Sipas të njëjtave burime mafia shqiptarë është bërë në këtë mënyrë “ndoshta një nga aktorët kryesorë që ka ndërtuar skemat e pastrimit të parave të krimit të organizuar”, të ardhura të përfituara kryesisht nga trafiku i drogës dhe armëve”.

Ish-drejtori i policisë së Beogradit Marko Nicovic thotë se “trafikantët shqiptarë kanë pastruar rreth 80 deri në 100 milionë euro në vit në këtë vend duke blerë toka, pasuri të patundshme dhe ndërtuar godina përmes të ashtuquajturve biznesmenë serbë”.

“Në këto transaksione, si rregull, shqiptarët nuk shfaqen asnjëherë. Kjo funksionon me anë të personave të tjerë. Ai thotë se shqiptarët përdorin persona me emra si psh Petar Petrovic nga Mynihu i cili shërben si fasadë. Investimet më të mëdha të tyre janë në jug dhe juglindje të Serbisë” – thotë Nicovic.

Ai shton se klanet shqiptare të trafikut të drogës kanë përdorur të njëjtat skema për të investuar paratë e paligjshme edhe në rajone turistike të detit Adriatik në Kroaci apo në Malin e Zi, por edhe në Bosnje Herzegovinë