19 Dhjetor 2018 / 22:58
Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski i ftuar në emisionin “Magazina Ekonomike, shpjegoi situatën se deri ku ka arritur procesi i sistemimit të nëpunëseve shtetërorë sipas Marrëveshjes së Ohrit. Ai shpjego se nuk është një punë e lehtë dhe se kanë hasur në shumë vështirësi për të sistemuar gjithë këta të punësuar dhe që qëndrojnë në shtëpi. Së pari ka qenë problemi me mjetet, dhe së dyti këta persona kanë qenë të punësuar politikë dhe jo profesionistë.
Procesi siç e kam cekur disa herë është në vijim, numrat konkret çdo ditë ndryshohen dhe janë në sekretariatin për zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, por ajo që është me rëndësi është se zbatohen procedurat, kemi disa marrëveshje që tanimë janë nënshkruar, disa tanimë janë sistemuar dhe një pjesë janë në procedurë sepse bëhet fjalë për fat të keq për procedura administrative, për sigurimin e të gjithë dokumenteve të nevojshme që të sistemohet një punonjës i caktuar. Nuk është e thjeshtë sepse në institucionet ku janë sistemuar nuk janë alokuar mjete buxhetore. Tani nga buxheti i Sekretariatit mjetet duhet të transferohen tek institucioni tjerët dhe kështu me radhë. Sidoqoftë, faza e parë është drejt fundit, tani paralajmërojmë se do të kemi sistemim për fazën e dytë, pjesa e mbetur e personave që ende nuk janë sistemuar nëpër institucione, më duhet ta them se kemi institucione që nuk reagojnë shumë me azhurnitet, a është ajo nga mosnjohja e mjaftueshme e materialit apo për arsye tjera, megjithatë duhet ta kuptojmë se edhe politikën e kësaj qeverie një shoqëri për të gjithë dikush e kupton e dikush jo, megjithatë ajo që është me rëndësi është se përfundimisht e zgjidhëm këtë problem të madh politik sepse këto persona nuk kanë qenë të sistemuar deri më tani për shkaqe politike- deklaroi ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski.
Loading…