Majlinda Kelmendi mposhtet në gjysmëfinale, synon të bronztën nga repesazhi

Majlinda Kelmendi mposhtet në gjysmëfinale, synon të bronztën nga repesazhi
14:40 | 12 Korrik 2019

Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi, ka humbur mundësinë për medaljen e artë në Budapest GP.

Mbretëresha e xhudos në këtë kompeticion po garon në kategorinë deri në 52 kilogramë, ku nga fillimi shihej si favorite për triumfin, shkruan lajmi.net.

Kelmendi në rrugëtimin e saj deri në gjysmëfinale mposhti meksikanen Luz Olvera dhe gjeorgjianen Tetiana Levytska Shukvani.

Në gjysmëfinale kosovarja kishte përballë japonezen Chishima Maeda, e cila ishte kockë e pa thyer për kosovaren.

Rrugëtimi i saj drejt të artës mbaron këtu, me mundësinë e saj që të fitojë medalje të bronztë nga repesazhi. /Lajmi.net/

TAGS