Makina del nga rruga, humb jetën vozitësi 54 vjeçar

Makina del nga rruga, humb jetën vozitësi 54 vjeçar

Një orë e gjysmë pas mesnate është denoncuar se në rrugën lokale Stojakovo-Bogorodica, personi me iniciale A.P. 54 vjeçar derisa ka drejtuar makinën të tipit “Seat Leon” me targa të Gjevgjelisë, për shkaqe ende të panjohura ka dalë nga rruga. Derisa në vendngjarje ka arritur ndihma e shpejtë, vozitësi ka ndërruar jetë. Në veturë ka qenë edhe bashkëshortja e vozitësit e cila ka marrë lëndime trupore. Është kryer ekspertizë në vendngjarje dhe po punohet në zbardhjen e plotë të rastit.