Makina përplas të miturin në Tiranë, dërgohet me urgjencë në spital

Makina përplas të miturin në Tiranë, dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në Tufinë.



Mësohet se një makinë ka përplasur një fëmijë të mitur, i cili është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 13.08.2020, rreth orës 20:40, në Tufinë, mjeti me drejtues shtetasin A.A., ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale G.N., 15 vjeç, i cili u dërgua menjeherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit ndodhet në vëndngjarje.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.