Projekti kondicionerë inverterë për qytetarët, fillon sot, menjëherë pas seancës qeveritare në Shtip, lajmëroi zëvendësministri në Ministrinë për Mjedis Jetësorë dhe Planifikim Hapësinorë Jani Makraduli.
Makraduli tha se nuk ka pengesa ligjore për realizimin e eko-projektit të madh.
“Janë sqaruar të gjitha dilemat juridike, janë transferuar mjetet financiare deri tek komunat, ndërsa ata me programin e tyre do të përcaktojnë zonat dhe do të mundësojnë implementimin e projektit për kondicioner inverterë. Mendoj se projekti fillon sot menjëherë pas seancës së Qeverisë në Shtip”, deklaroi Makraduli, i cili në Manastir i vizitoi shkollat fillore “Cirili dhe Metodi” dhe “Aleksandër Turunxhiev” ku me përkrahjen e MMJPH realizohen eko-projekte.
Projekti i Qeverisë parashikon që 10.000 familje nga Shkupi, Tetova, Manastiri dhe Kërçova të marrin subvencione nga 1.000 euro secila për blerjen e kondicionerëve inverterë në këmbim të shporeteve të drunjve të zjarrit. Do të kenë përparësi familjet me të ardhura të ulëta.