Franca është një shtet i vogël, dhe me shumë vonesë është inkuadruar në arenën politike botërore. Lojërat me “terrorizmin islamik” kanë përfunduar në Siri. Nuk është koha e fabrikimeve të ngjarjeve sepse bota është në luftë. Djaloshi 18 vjeçar me origjinë nga Çeçenia i cili e “vrau” mësuesin për shkak të një karikature nuk i nderon francezët të thonë se e bëri një terrorist musliman. Në Francë jetojnë rreth 30% muslimanë, Makroni nuk duhet gacave t’iu hedhë barot, sepse vendi i parë që mund të digjet mund të jetë vetë ajo.
Dr. Muhamed KAJOLLI
Kriza e përgjithshme botërore vazhdon të kërkojë fajtorin. Kudo kashqetësime, asnjë shtet nuk është optimist, përveç “Kinës”. Javë më parë, kamdhënë opinionin tim rreth një lufte të mundshme midis SHBA-ve dhe Kinës. Bazuar në parapërgatitjet ushtarako-politike midis dy vendevekisha thënë se, kjo luftë mund të ndodhë vitin e ardhshëm (2021), gjithmonë nëse në zgjedhjet e këtij nëntori do të fitojëDonaldTrump.
Praktika e shteteve ka treguar se, sa herë kërkohet të ndodhin ndryshime,aktorët e mëdhenj përpiqenfajin t’ua lënë të vegjëlve. Jo fort larg, kriza e shpërbërjes së ish Jugosllavisë ishte treguesi ynë më i mirë. SHBA-të, shteti një në botë, gjithashtu është për ndryshime, por si duket ende nuk e ka gjetur formulën e duhur. Si rrjedhojë kriza botërore nuk po mbaron, dhe, hë për hë, shenjat e mbarimit të krizës nuk po shfaqen.
Pas vdekjes së Titos, të mëdhenjtë jugosllavë hartuan planin e ndarjes, dhe për ta kapërcyer sa më lehtë këtë ndarje, menduan se duhej një luftë. Brenda shtetit federativ, Krahina Autonome e Kosovës ishte më e dobëta dhe, aty do të zhvillohej arena e luftës. Filluan protestat e studentëve 1981, u shkaktua kriza ekonomike, dhereprezaljet e kosovarëve sikur “mbaruan”në vitin 1990. Dikush,politikanët kosovarë tëpa përvojëi mësoi, dhe, lufta kaloi në Slloveni (1991), Kroaci dhe Bosnie e Hercegovinë (1992). Pra, kriza e filluar në 1981,mbaroi në Qershor 1999.
Shfaqja e Kinës si një fuqi pretendenteglobale, bëri që SHBA-tëme shtatorin e 2001të provokojë një luftë, dhe me të, mbylli çdo mundësi për të vazhduar Luftën e Ftohtë me Kinën. U fillua në Afganistan 2001, Irak 2003, rriti sanksionet ndaj Iranit dhe neglizhoi Rusinë, duke e provokuar një krizë të re në Abhazi-Gjeorgji. Republika Islamike e Iranit, presionin dhe krizën e vet e s’postoi në Liban, Izrael dhe Palestinë, ndërsa Rusia këmbënguli, dhe SHBA-të ndaluan.
Kriza në Lindjen e Mesme do të vazhdojë edhe për shumë kohë, dhe ndryshimet globale nuk sollën ndonjë gjë të re. Përkundrazi, Kina përfitoiedhe më shumë duke u zgjeruar në Afrikë, Rusia u rizgjua nga agonia, dhe në Azinë Qendrore u krijua Organizata e Bashkëpunimit të Shangait (OBSH), për të vazhduar me një organizim tjetër ekonomik më të gjerë ASEAN në të cilën u anëtarësua edhe Brazili edhe Meksika. Viteve të fundit në skenë është paraqitur edhe Turqia, e cila shpalosi plagët e saj dhe me të zgjoi nga kllapia luanin e plakur evropian.
Nga viti 2001 e deri më sot, Evropa ishte spektatore e jashtme. Ajo nuk ishte aktive në këto lojëra, prandaj kriza e saj u thellua edhe më shumë. Britania e Madhe këtë amulli e nuhati herët dhe u rreshtua me SHBA-tëdukeu nda përfundimisht nga ky union. Shtete të vetme të pavarura në Evropë në marrëdhëniet ndërkombëtare njihen Rusia dhe Franca. Kjo e fundit sikur u zgjua vonë, edhe pse herë pas here tregonte se është për ndryshime. Deri tani ajo ishte e vetëkënaqur me kontrollin dhe menaxhimin e shteteve të saj satelite.
Përpjekjet e Makronit të vogël për të shkaktuar kriza të mëdha globale, sikur nuk i shkojnë për shtati. Nuk besoj se Gjermania do të implikohet në krizën e Francës e të godasë “ekstremizmin ose terrorizmin” islamist. Sipas të gjitha gjasave edhe gjermanët sikurse anglezët duan të janë më pranë SHBA-ve. Gjermanët e kanë kuptuar mirë, ata e kanë të qartë se termi ekstremist ose terrorist islamik nuk ka bazë islame.
Provokimi i fundit francez dhe deklaratat e Makronit me dy standarde, nuk e bëjnë atë të madh. Bile, me to tregoi se Franca është një shtet i vogël, dhe me shumë vonesë është inkuadruar në arenën politike botërore. Lojërat me “terrorizmin islamik” kanë përfunduar në Siri.Nuk është koha e fabrikimeve të ngjarjeve sepse bota është në luftë. Djaloshi 18 vjeçar me origjinë nga Çeçenia i cili e “vrau” mësuesin për shkak të një karikature nuk i nderon francezët të thonë se e bëri një terrorist musliman. Në Francë jetojnë rreth 30% muslimanë, Makroni nuk duhet gacave t’iu hedhë barot, sepse vendi i parë që mund të digjet mund të jetë vetë ajo. Mbrëmë dy gra algjeriane u sulmuan me thika. Dikush e filmoi ngjarjen dhe u kuptua se ishin frankofonë… Që këtu, lutem për maturi dhe qetësi.