Maliqi: Vuçiq kishte përgatitur tri lloje të fjalimeve në Kosovë

Maliqi: Vuçiq kishte përgatitur tri lloje të fjalimeve në Kosovë

Analisti Agon Maliqi ka thënë se Vuçiqi në Mitrovicë mund të ketë pasur tri lloje të fjalimeve dhe varësisht nga ngjarjet si do të rridhnin ai do të zgjidhje fjalimin.

Maliqi në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini tha se fjalimi i zgjedhur fjalimin me një diskurs thellësisht nacionalist.

“Ai deshi të thoshte se nacionalizmi i Millosheviçit nuk ishte realist ndërsa i imi është realist. Me këtë fjalim ai deshi të amortizonte opozitën në Serbi dhe zërat nga kisha ortodokse”, tha Maliqi, përcjell Telegarfi.

Maliqi thotë se Vuçiqi synonte të targetonte tri lloje të audiencave përmes fjalimit të tij.

“E para, luajti me nacionalizmin serb, duke dhënë mesazh për audiencën në vendin e tij. E dyta, para opinionit në Kosovë paraqitet si një Millosheviq i ri , duke na provokuar neve. E treta, ai i lë të gjitha opsionet e hapura, sepse edhe në aspekt kohor ai thoshte se deri në 20 vite ne mund të presim”.

Ai thotë se Vuçiqi mund të ketë nuhatur se faktori ndërkombëtar ende nuk është i gatshëm të hap një temë të tillë për ndryshim kufijsh.

Sipas analistit Maliqi, Vuçiqi mund të mos jetë shumë i interesuar për arritjen e një marrëveshje dhe të ketë një arsyetim para ndërkombëtarëve se “shqiptarët nuk po duan marrëveshje”.

“Vuçiqi thotë se për Serbinë nuk është problem nëse arritja e marrëveshjes zhagitet ose shtyhet”./Telegrafi/

TAGS