“Mami, të dua shumë ty dhe babin”/ Britania në zi për 39 të vdekurit në kamion

“Mami, të dua shumë ty dhe babin”/ Britania në zi për 39 të vdekurit në kamion

Zbulimi i 39 trupave në pjesën e pasme të një kamioni në Anglinë juglindore është një nga rastet më të këqija të kontrabandës njerëzore në Britani, tha të premten policia.

Policia ka arrestuar katër të dyshuar në lidhje me rastin, përfshirë shoferin e kamionit. Policia fillimisht tha se emigrantët ishin shtetas kinezë, por të premten saktësoi se kjo është një “ngjarje në zhvillim”.

Kina nuk e ka konfirmuar identitetin e emigrantëve. Ndërkohë, disa familje vietnameze po thonë se kanë frikë se të dashurit e tyre mund të jenë në mesin e viktimave.

Një familje duket se ka marrë një mesazh me tekst nga një grua 26-vjeçare teksa po vdiste. “Më vjen keq mama dhe babi … Udhëtimi im jashtë vendit nuk pati sukses …. Mami, të dua shumë ty dhe babin. Unë po vdes sepse nuk mund të marr frymë … Mami, më vjen keq”

Trupat u gjetën të mërkurën në një park industrial në Grays, 40 kilometra në lindje të Londrës.