Mamia Razije Musa ju tregon në cilin muaj duhet ta çoni beben në bregdet

Mamia Razije Musa ju tregon në cilin muaj duhet ta çoni beben në bregdet

Mamia Razije Musa kësaj radhe ka dhënë disa këshilla për pushimet e para të bebes në bregdet.

Mamia ka këshilluar prindërit që mundësisht pushimet e para të bebes të realizohen në muajin qershor ose muajin shtator.

Lexoni këshillën e saj të plotë:

Shumë herë pyetem se cila është periudha më e mirë për të bërë pushimet e para me beben, unë gjithmonë u’a them se rekomandimi im dhe mundësitë e juaja për të pushuar në atë kohë mund të mos përputhen por në rast se keni mundësi për të zgjedhur atëherë Qershori i hershëm dhe Shtatori janë muaj ideal.

Këtë e them për shkak se piku i verës karakterizohet me temperatura të larta që dijnë të jenë të sikletshme për beben e vogël, puçrrat e nxehtësisë, ndonjë barkqitje apo vjellje kanë më shumë shance të ndodhin.

Kur flasim për bebet e vogla temperaturat optimale ato në të cilat edhe mund të shfrytëzohet edhe të shijohet plazhi, këtë e them sepse numri i madh i njerëzve në plazh, zhurma dhe aktivitetet e verës aty mund të mos jenë në favor të një pushimi perfekt për ju dhe beben.

Gjithsesi duke ndjekur këshillat e profesionistëve që të mos ekspozoheni në rrezet e forta të diellit, të shijoni plazhin në mengjese të hershme dhe pasdite është ne rregull të shkoni në secilën periudhë të verës po nuk patët mundësi për të zgjedhur.

Mos harroni të keni me vete gjithcka që ju duhet për beben, nisur nga kremi për mbrojtje nga dielli nëse beba është mbi gjashtë muaj, produkte që mund të ju ndihmojnë në rast të diarresë apo vjelljes gjithmonë pasi që jeni konsultuar me pediatrin tuaj, barna për të trajtuar temperaturën në rast se ndodhë ajo, rroba të përshtatshme e gjërat e tjera.

Me dashuri, Razija

TAGS