Man City dëshiron yllin e Bilbao, në garë edhe Bayer, Arsenal e Everton

Man City dëshiron yllin e Bilbao, në garë edhe Bayer, Arsenal e Everton
23:52 | 23 Dhjetor 2019

Manchester City ka shfaqur interesim për qendërmbrojtësin e Athletic Bilbao.

Unai Nunez, anëtari i Athletic dhe kombëtares së Spanjës ka zgjuar interesimin e kampionëve të Premierligës.

Lëndimi i Aymeric Laporte ka lënë hapësira të mëdha në mbrojtjen e ‘Citizens’, të cilët tashmë synojnë të kryejnë ndonjë lëvizje.

Nunez raportohet të ketë një klauzolë prej 26 milionë funteve, e cila ka bërë që shumë skuadra të interesohen për lojtarin.

‘Football Insider’ shkruan se Manchester City, Bayern Munich, Arsenal dhe Everton janë skuadrat që po interesohen për shërbimet e anëtarit të Bilbao, transmeton lajmi.net.

Nunez ka fituar ftesën e parë me kombëtaren e Spanjës gjatë shtatorit, pas një paraqitjeje impresionuese në Kampionatin Evropian U21.

Man City ka raporte të mira me Bilbao, pasi më parë kanë mbyllur edhe marrëveshjen për Laporte. /Lajmi.net/

TAGS