Man City dhe Liverpool dënohen nga UEFA

Man City dhe Liverpool dënohen nga UEFA
21:47 | 17 Tetor 2019

Dy skuadrat më të mira në Premierligë aktualisht, Liverpool dhe Manchester City janë dënuar nga UEFA.

Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA, ka shqiptuar dënime për Liverpool dhe Manchester City, shkaku i sjelljeve jo të mira të tifozëve.

Skuadrat janë ngarkuar me akuza dy javë më parë, kurse sot CEDB ka vendosur për dënimin e tyre.

City është dënuar me 15,750 euro pasi tifozët kanë hedhur gjësende në fushë gjatë fitores 2:0 kundër Dinamo Zagreb, transmeton lajmi.net.

Liverpool në anën tjetër janë dënuar me 10 mijë euro, pasi tifozët e ‘Reds’ u futën në fushë gjatë fitores 4:3 kundër Salzburg.

Nga UEFA janë dënuar edhe skuadra si Ajax e Valencia, por edhe Borussia Dortmund. /Lajmi.net/

TAGS