Man City do ta rikthejë Aron nga huazimi – portieri i Kosovës ka krijuar reputacion të keq në Nottingham

Man City do ta rikthejë Aron nga huazimi – portieri i Kosovës ka krijuar reputacion të keq në Nottingham
23:53 | 20 Dhjetor 2019

Arijanet Muric duket se do të rikthehet tek Manchester City, pasi aventura e tij tek Notingham nuk po ecën si është pritur.

Aro Muric nuk ka arritur të mbajë pozitën e titullarit tek Forest, madje, sipas raportimeve të ‘the Athletic’, portieri kosovar ka krijuar reputacion të keq në Nottingham.

Aro nuk ka luajtur që nga muaji shtator, dhe në skuadër njihet si djaloshi që vonohet, shkruan Sam Lee i ‘Athletic’, transmeton lajmi.net.

I njëjti insiston se Manchester City ka akoma besim në potencialin e portierit të Kosovës, dhe synojnë ta kthejnë në rrugën e duhur.

Muric pritet të kthehet tek ‘Citizens’ me t’u hapur merkatoja e verës, pasi kontrata e Claudio Bravo do të skadojë në qershor.

Aro do të ishte zgjedhja e dytë tek kampionët aktual të Premierligës, pas Ederson Moraes. /Lajmi.net/

TAGS