Man City mposhtet nga Norwich, vazhdon festa e Liverpool

Man City mposhtet nga Norwich, vazhdon festa e Liverpool
20:20 | 14 Shtator 2019

Norwich City ka shokuar skuadrën e Manchester City, në xhiron e pestë të Premierligës.

Manchester City është mposhtur në udhëtim nga Norwich City, me rezultatin 3:2, raporton lajmi.net.

Ky takim u zhbllokua qysh në minutën e 18’, kur McLean realizoi golin e parë të Norwich.

Goli i dytë erdhi pas vetëm 10 minutave, kësaj radhe nga Cant2ell, i cili dyfishoi epërsinë e vendasve.

City reagoi me anë të Sergio Aguero, në minutën e 45’, por ky gol doli të ishte i vetmi për skuadrën e Guardiolas.

Pukki vulosi fitoren e Nor2ich në minutën e 50’, kurse për rezultatin final u kujdes Rodri, i cili në minutën e 87’ realizoi për 3:2, raporton lajmi.net.

Me këtë rezultat, Manchster City mbetet në kuotën e 10 pikëve pas 5 ndeshjeve, duke numëruar pesë pikë më pak se Liverpool që është lider. /Lajmi.net/

TAGS