Man Utd e gatshme ta shes Lukakun, po e kërkojnë këto tri skuadra

Man Utd e gatshme ta shes Lukakun, po e kërkojnë këto tri skuadra

Manchester United janë të hapur të dëgjojnë ofertat për sulmuesin e tyre, Romelu Lukaku, në afatin kalimtar veror.

Sulmuesi belg, Romelu Lukaku, mund të largohet nga Manchester United në verën e vitit 2019.

‘The Telegraph’ raporton se ‘Djajtë e Kuq’ kanë vendosur të dëgjojnë ofertat e skuadrave të Evropës për Lukakun, përcjell ‘lajmi.net’.

Manchester United po planifikon ndryshime të mëdha në skuadër, dhe po mendohet që paratë nga shitja e Lukakut të shfrytëzohen për prurje të reja nga Solskjaer.

Inter, PSG dhe Bayern Munich besohet të jenë të interesuara për belgun, i cili në të kaluarën ka thënë se do të preferonte një transferim në Itali.

Lukaku është transferuar te Manchester United në verën e vitit 2017 nga Everton, dhe në 68 paraqitje ka shënuar 28 gola./Lajmi.net/

[embedded content]

[embedded content]

TAGS