Man Utd i cakton çmimin Smallingut

Man Utd i cakton çmimin Smallingut

15:57 |

Roma raportohet se ka paraqitur ofertën e tyre të parë në vlerë prej 10 milionë euro për mbrojtësin Chris Smalling, me Manchester United që kërkon së paku 20 milionë euro.

Takimi i parë mes dy klubeve pretendohet të ketë qenë i suksesshëm, por Roma shpreson që anglezët do të jenë në gjendje të zbresin çmimin në gjysmën e kërkuar.

Roma nuk dëshiron të humbas kohë dhe po kërkon të zgjidh sa më shpejtë çështjen e Smalling, të cilin e kanë huazuar nga ‘Djajtë e Kuq’ verën e fundit.

Mbrojtësi ka zhvilluar gjashtë ndeshje për Romën deri më tani, dhe në katër prej tyre nuk kanë pranuar gola.

Ai gjithashtu ka shënuar edhe golin e parë në fanellën e Romës, në fitoren 4:0 kundër Udineses./Lajmi.net/

autor: Lajmi.net

16:03 |

TAGS