Man Utd kërkon 20 milionë euro për ta liruar Smallingun

Man Utd kërkon 20 milionë euro për ta liruar Smallingun

Manchester United po kërkon një shumë prej 20 milionë euro nga Roma për Chris Smalling, raporton Calcio Mercato.

Mbrojtësi 30-vjeçar kaloi sezonin 2019-20 në huazim në Stadio Olimpico dhe “Gjallorosët” janë të etur për ta lidhur atë në një marrëveshje të përhershme.

Sidoqoftë, Roma heziton të paguajë më shumë se 13 milionë euro për Smalling, të cilit i kanë mbetur edhe dy vjet kontratën me United.