Man Utd me goditjen më të madhe në janar, transferon Eriksenin

Man Utd me goditjen më të madhe në janar, transferon Eriksenin
18:44 | 27 Shtator 2019

Manchester United po shqyrtojnë një lëvizje të mundshme të mesfushorit të Tottenham, Christian Eriksen, gjatë aftit të janarit për të përmirësuar skuadrën e tij.

Pas një fillimi katastrofal të sezonit të ri, ‘Djajtë e Kuq’ janë duke kërkuar dalje emergjente nga kjo situatë, dhe transferime të mëdha gjatë afatit kalimtar të janarit, priten të ndodhin.

‘Djajtë e Kuq’ janë të vetëdijshëm se presidenti i Spurs, Daniel Levy nuk do të pranojë largimin falas të Eriksen në fund të sezonit, dhe një shitje në janar do të ishte diçka që do të mirëpritej nga e tij.

Edhe nëse Manchester United dhe Tottenham Hotspur arrijnë një marrëveshje, reprezentuesi i Danimarkës në fillim të vitit 2020, do të bëhej me skuadër të re.

Eriksen edhe gatë verës së fundit është kërkuar nga Manchester United, por ishte Tottenham që kishte insistuar në mbajtjen e tij./Lajmi.net/

TAGS