Man Utd merr një lajm negativ për Maguire

Man Utd merr një lajm negativ për Maguire
20:45 | 26 Korrik 2019

Manchester United vazhdon të jetë një nga skuadrat që kërkon me ngulm shërbimet e mbrojtësit anglez, Harry Maguire.

Maguire, i cili luan me skuadrën e Leicester City, është nën shënjestrën e Man United, të cilët janë në nevojë për përmirësime në fazën defensive.

Skuadra e Maguire kërkon plot 90 milionë për lojtarin, dhe United janë të gatshëm të sakrifikojnë në maksimum për shërbimet e tij, edhe pse sot kanë marrë një lajm aspak të mirë.

Harry Maguire është pjesë e emërores së Leicester për ndeshjen miqësore kundër Stoke City, përcjell lajmi.net.

Ndeshja mes ‘dhelprave’ dhe Stoke City luhet të shtunën (nesër). /Lajmi.net/

TAGS