Man Utd ofron 40 milionë euro për yllin e Tottenham

Man Utd ofron 40 milionë euro për yllin e Tottenham
10:51 | 9 Nentor 2019

Manchester United do të përpiqet të nënshkruajë me Christian Eriksen në afatin kalimtar të janarit.

Mesfushori danez ka hyrë në muajt e fundit të kontratës me Tottenham, dhe gjatë verës mund të largohet si lojtar i lirë.

Pas dështimit për të arritur një marrëveshje të re dhe për të evituar një humbje të tillë, Tottenham mund të jenë të detyruar të heqin dorë nga Eriksen.

Sipas ‘El Desmarque’, Manchester United do të përpiqet të nënshkruajë me Eriksen në janar, duke i dërguar një ofertë prej 40 milionë euro Tottenhamit, përcjell lajmi.net.

Real Madrid mbeten sfiduesit kryesor të ‘Djajve të Kuq’ në pistën Eriksen, të cilët po ashtu janë duke parë mundësi tjera për mesfushën./Lajmi.net/

TAGS