Man Utd përgatitet për transferimin e vitit, synon yllin e Bayern Munich

Man Utd përgatitet për transferimin e vitit, synon yllin e Bayern Munich
16:48 | 16 Maj 2019

Skuadra e Manchester United po përgatitet që të kryej një nga transferimet më të mëdha të këtij viti, por ndoshta edhe të viteve të fundit në skuadrën e tyre.

Afati kalimtar i verës edhe zyrtarisht është hapur në Premier Ligë, ndërsa klubet nga tani kanë drejtë regjistrimin e lojtarëve të rinj.

Nga skuadrat që synojnë të përforcohen është ajo e Manchester United, e cila po planifikon një ‘rindërtim’ të skuadrës, pas një sezoni dëshpërues.

Raportimet e ‘Daily Mail’ bëjnë të ditur se skuadra nga ‘Old Trafford’ ka shfaqur interesim për sulmuesin e Bayern Munich, Robert Lewandowski, transmeton lajmi.net.

Bavarezët do të tentojnë që të mbajnë në skuadër lojtarin 30 vjeçar me një kontratë të re, pas finales së Kupës së Gjermanisë, e cila luhet më 25 maj.

Gjithsesi, lojtari nuk është i sigurt nëse do ta vazhdojë aventurën e tij me skuadrën nga ‘Allianz Arena’.

‘Djajtë e kuq’ në anën tjetër janë në dijeni se polaku mund të jetë në dispozicion gjatë kësaj vere, dhe po përgatiten që të nisin një ofertë të mirë për të. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS