Deputeti i BDI-së, Branko Manojllovski, nga foltorja e kuvendit ka kërkuar që të amnistohen të gjithë funksionarë te akuzuar dhe aktivist partiak, shtetit të mbroj deputetët që të mund në mënyrë të lirshëm të votojnë. Qëllim, tha ai, është anëtarësimi në BE dhe NATO, ku pritet të ketë rroga më të mëdha, ekonomi më të mirë, pensione në kohë.
“Anëtarët e VMRO-së janë njerëz të mrekullueshëm, por varen nga partia. Unë do të doja të propozoj diçka praktike. Çdo deputeti të VMRO-së që do të votoj për propozimin, shteti të qëndroj pas tij, të garantoj për të ardhmen e tij, por së pari duhet të votoj dhe do të dihet kush ka votuar. Të amnistohen të gjithë gabimtarët, amnisti për të gjithë, është më lirë, gjithçka tjetër është e shtrenjtë, dhomat nëpër burgje janë të shtrenjta. Është më lir tu ndihmojmë anëtarëve të VMRO-së, të qëndrojmë pas tyre nëse kanë dicka kritike në parti, që të mund lirshëm të votojnë”, ka thënë Manojllovski.
Ai ka shtuar se duhet tu mundësohet që deputetët e VMRO-së të votojnë lirshëm.
“Të nderuar miq, të ndalojmë dhe të mendojmë si njerëz. Si njeri i malit ua them këtë. Mjaft me filozofi, kjo ka kaluar, tani gjithçka është tek parat. Jeni fëmijë praktik, kam të drejtë ta them këtë ngase jam më i mëshuari nga ju. Garantoni të ardhme deputetëve të VMRO-së”, ka theksuar ai. /SHENJA/
Data 26.04.2024
Aktuale
- Fejohet analisti Astrit Gashi, me gazetaren e njohur
- Taravari i përgjigjet Mickoskit: Fokusi ynë është 8 maji dhe rritja e numrit të deputetëve
- Taravari: 8 maji është afër, së shpejti dikush mund të ketë vërtetë nevojë për tableta
- Nuk mund ta besoni se me çfarë lehtësie vallëzon Sabri Fejzullahu
- Dy grante prej rreth një milion euro për arsim profesional në mjekësi, IT, profesionin makinerik dhe elektrik
- Taravari: Unë jam mjek, di dhe kam të drejtë të jap ilaçe
- Mbi 24 mijë fletëvotime të pavlefshme në zgjedhjet e djeshme presidenciale
- Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin