Manastir: Lëndohet rëndë një punëtor, rregullonte ndriçimin në Universitet

Manastir: Lëndohet rëndë një punëtor, rregullonte ndriçimin në Universitet

Me 06.12.2018 rreth orës 12.30 është paraqitur se në rrugën ‘Studenti’ në Manastir derisa D.P.(55) nga Prilepi ka qenë duke e rregulluar ndriçimin në sallën e objektit të Universitetit, është rrëzuar dhe është lënduar rëndë, transmeton Almakos.

D.P. iu është dhënë ndihmë mjekësore në Spitalin Klinik në Manastir, ku janë konstatuar lëndime të rënda.

Është kryer kontroll në vendngjarje./Almakos/