Manastirliu publikon pamjet nga spitali COVID2: Ruaj distancën, të gjithë bashkë, t’i japim një dorë mjekëve

Manastirliu publikon pamjet nga spitali COVID2: Ruaj distancën, të gjithë bashkë, t’i japim një dorë mjekëve

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka shpërndarë një video brenda spitalit universitar “Shefqet Ndroqi”, ku ka një fluks në rritje të pacientëve të prekur nga COVID-19.



Me anë të një postimi në ‘Facebook’, Manastirliu ka apeluar për respektimin e rregullave për të frenuar përhapjen e virusit.

“Mbaje maskën, ruaj distancimin, kujdesu për higjienën. Mos rreziko jetën tënde dhe të njerëzve më të dashur! Të gjithë bashkë, t’i japim një dorë mjekëve dhe infermierëve kundër COVID19”, shkruan Manastirliu.