Mançevski apelon për arsye dhe ka thirrur për dialog me operatorët kablovik

Mançevski apelon për arsye dhe ka thirrur për dialog me operatorët kablovik

Ministri për shoqëri informatike, Damjan Mançevski, për situatën e sapokrijuar me оperatorët kablovik tha që kur Kuvendi më vitin 2018 i miratoi ndryshimet ligjore me të cilat ndalohet emitim i programeve të huaja pa të drejta të rregulluara autoriale, ka pasur pajtim edhe nga operatorët kablovik edhe nga mediat sociale si pale të prekura, por gjithashtu ka pasur edhe konsensus politik, njofton Observatori Mediatik, transmeton Portalb.mk.

Ai thekson që në periudha të ndryshme kohore ka pasur rezistencë për dialog tek njëra nga palët e përfshira.

“Kur filloi të prolongohet ndryshimi ligjor nga viti 2018, problem ka ngelur me mosrespektim të të drejtave autoriale. Tani, pasi i njëjti ka hyrë në fuqi, operatorët kablovik kërkojnë të mos vlejë dispozita që parasheh përgjegjësi penale për personat përgjegjës në operatorët kablovik për mosrespektim të ligjit,” thotë Mançevski për „Fokus“.

Sipas Mançevskit, zgjidhja është të ulen në tryezë dhe zgjdhje e përbashkët e problemit.

“Është fakt që duhet t’i japim fund anarkisë me mosrespektimin e të drejtave autoriale, që është standard në të gjitha vendet evropiane. Gjithashtu është fakt që me akte nënligjore duhet të saktësohet implementimi i ligjit me qëllim të mos ekzistojë frikë nga përgjegjësi e paarsyetuar. Apelojmë për arsye dhe dialog. Qeveria është në dispozicion aq sa mund të ndihmojë në këtë process”, thotë Mançevski.

Shoqata për Teknologji për Komunikime Informatike reagoi që deklarata e ministrit për shoqëri informatike dhe administrate Damjan Mançevski.

“Ne nuk duam t’i mbyllim TV kanalet. Përkundrazi, i kemi bërë të gjithë hapat e nevojshëm të mos vijmë në situatë të atillë siç kërkohet me rregulloren ligjore. Mirëpo ndryshimet e Ligjit për shërbime audio dhe audio vizuele mediatike (LSHAAVM) për ne paraqesin akt të pushtetit publik i cili ka efekt të Fuqisë së epërme dhe e pamundëson punën tonë normale. Ne sikur deri tani kemi demonstruar që jemi të gatshëm për dialog me të gjitha palët e përfshira. Mirëpo, për fat të keq, sugjerimet tona për mos aplikueshmërinë e këtyre ndryshimeve nuk përfunduan me zgjidhje konstruktive. Përkundrazi, ndryshimet e LSHAAVM u miratuan me procedure të shpejtë dhe jotransparente në seancën e fundit të Kuvendit para shpërndarjes së vet. Nuk dhanë rezultat as sugjerimet nga Komisioni Evropian që ndryshimet e tilla janë në kundërshtim me BE direktivat dhe që zgjidhje e këtillë ligjore nuk ekziston në asnjë vend anëtarë të BE-së,” thonë nga Shoqata.

Sipas tyre, nuk ka nevojë për rregullim shtesë të të drejtave autoriale, për shkak se të njëjtat veç më janë të rregulluara me ligj tjetër.

“Mbrojtja e të drejtave autoriale bëhet nëpërmjet gjykatës, me ç’rast ai, e drejta e të cilit është shkelur duhet ta mbon të drejtën e tij në gjyq, por kundër atij që e ka shkelur atë të drejtë, ndërsa jo kundër atij i cili vetëm teknikisht riemiton program, me të drejta të rregulluara për riemitim. Ndryshimet e LSHAAVM që tani janë në fuqi janë tërësisht të pazbatueshme, për shkak se operatorëve të cilët riemitojnë përmbajtje programore u imponon të garantojnë për të drejtat autoriale për programet që nuk janë produksion i tyre, kurse për atë të mbajnë përgjegjësi penale. Situata e këtillë krijon konfuzion shtesë në gjithë fushën për shkak se fut përgjegjësi të operatorëve për veprime të huaja, që juridikisht nuk është e qëndrueshme,” shtojnë nga Shoqata.

Për operatorët, përgjegjësia e këtillë e cila u imponohet është absurde.

“Në mënyrë plotësuese konsiderojmë që ndryshimet e LSHAAVM janë edhe në kundërshtim me Kushtetutën për çka edhe kemi parashtruar Iniciativë në Gjykatën Administrative për sjellje të masës së përkohshme me çka presim që aplikimi i këtij ligji të jetë i pezulluar, derisa Gjykata Kushtetuese nuk sjell vendim për anulim të këtyre ndryshimeve jokushtetuese të Ligjit,” thonë nga Shoqata.